Kryefjala Logo

Disa ide dhuratash që mund t’i përgatisni nga shtëpia:

16 Dhjetor, 2021 | 1:03 pm

1-Qirinj

Me siguri mund të keni një shtëpinë tuaj ndonjë qiri që e keni blerë për dekorim ose që ua kanë dhuruar më parë. Ju mund t’i paketoni ata me ndonjë letër zbukurimi dhe mund t’i shoqëroni me një locion duarsh, ose me një vaj për trupin.

2-Pije alkoolike

Kur nuk dini çfarë të dhuroni një shishe e pahapur me pije alkoolike është zgjidhja më e mire. Mund të dhuroni një tekila, një vodka ose çfarë ju gjendet në shtëpinë tuaj. Këto pije alkoolike mund t’i shoqëroni me disa gota të vogla.

3-Shall

Nëse ju gjendet një shall i papërdorur në shtëpi është dhurata më ideale në rast të mungesës së parave ose kohës.

4-Pulovër

Nëse keni një pulovër që nuk u pëlqen ose një pulovër që e keni blerë, por asnjëherë nuk e keni veshur keni mundësinë që ta dhuroni tek dikush tjetër pa u ndjerë aspak fajtor.

5-Pjata dekorative

Në rast se keni blerë ndonjë pjatancë ose pjatë dekorative më shumë gjatë sezonit festiv, mos ngurroni që t’i dhuroni. Gjithashtu mund të dhuroni dhe shandanë për të mbajtur qirinjtë.

Të ngjashme