Kryefjala Logo

Dhjetë të panjohurat e trupit tuaj.

8 Tetor, 2021 | 1:36 pm

Trupi i njeriut është një vend shumë i mistershëm dhe unik. Është një mekanizëm shumë i kompleksuar që ende ka shumë sekrete.

1-Trupi juaj mund të ngadalësojë proçeset për t’ju mbrojtur nga mbytja.

Ky efekt quhet “refleks zhytës”. Kur truri juaj kupton që trupi juaj është i zhytur në ujë, ajo ngadalëson ritmin e zemrës që ju percjell gjakun nga gjymtyrët tuaj drejt organeve vitale për të ruajtur oksigjen.

2-Truri juaj ka kapacitetin më të madh në botë.

Kujtesa e trurit tuaj ka kapacitet të mjaftueshëm për të mbajtur 2.5 milion GB informacion. Kjo është përafërsisht 300 vjet video. Kulmi i kujtesës arrin në moshën 25 vjeçare dhe fillon të zvogëlohet në moshën 50 vjeçare, nëse nuk e trajnoni kujtesën tuaj.

3-Gjatësia e të gjitha enëve të gjakut brenda trupit tonë është e mjaftueshme për të rrethuar tokën 2.5 herë rreth ekuatorit.

Nëse i marrim të gjitha enët e gjakut dhe i shtrijmë në një vijë të drejtë, vija do të shtrihej në 100.000 milje. Kjo është e mjaftueshme për ta rrethuar tokën 2.5 herë rreth ekuatorit. Zemra jonë në të njëjtën kohë pompon mesatarish 5.7 milionë litra gjak gjatë tërë jetës sonë.

4-Keni qenë shumë të fuqishëm kur ishit vetëm një bebe.

Foshnjet e sapolindura kanë një fuqi të pazakontë për moshën dhe madhësinë që kanë. Ato mund të qëndrojnë varur mbi një shufër hekuri për një kohë shumë të gjatë pa u lodhur.

5-Ngjyrat e ëndrrave ndikohen nga lloji i televizorit që përdorni.

Lloji i televizorit që keni përdorur kur keni qenë fëmijë mund të ndikojë shumë në ngjyrën e ëndrrave që ju shihni. Gjatë një eksperimenti u pa që njerëzit që kanë lindur gjatë periudhës së televizorit pa ngjyra, panë ëndrra bardhë e zi . Personat që kanë lindur gjatë periudhës së televizorëve me ngjyra, panë ëndrra të gjalla.

6-Meshkujt mund të prodhojnë qumësht.

Të gjithë njerëzit pa përjashtim gjinie mund të prodhojnë qumësht, kanë gjendra qumështi dhe thithka. Thithkat e meshkujve mund të stimulohen për të prodhuar qumësht. Kjo mund të ndodh gjithashtu nga një ç’rregullim hormonal gjatë stresit.

7-Trupi juaj është një makineri e prodhimit të mykut.

Trupi ynë prodhon 1.5 litra mbetje në ditë. Një pjesë të tyre ne i gëlltisim, pa i kushtuar shumë vëmendje. Përveç kësaj, një trup gjithashtu prodhon një litër pështymë, 3 litra lëng stomaku, 3.5 litra lëng zorrash, dhe një litër biliare.

8-Muskujt tanë janë dizenjuar për të ngritur tonelata.

Në vitin 1982, Angela Cavallo ka ngritur një makinë. Makina ra nga një lartësi dhe djali i saj që ishte duke punuar nën të, e zuri poshtë. Ajo e ngriti makinën shumë lartë për një kohë të gjatë në mënyrë që djali i saj të shpëtonte dhe ky nuk është rasti i vetëm që dikush ka bërë të pamundurën gjatë ngritjes së adrenalinës.

9-Trupi juaj është ndërtimi më i mbrojtur në botë.

Qelizat e bardha të gjakut, për të kapur një bakter mundohen ta arrijnë atë dhe ta gllabërojnë. Këto qeliza janë “burra në të zeza” të trupit tonë që e mbrojnë atë nga “pushtuesit e këqij”. Në të njëjtën kohë, trupi ynë gjithashtu heq qelizat e vjetra dhe të mbushura. Për shembull, ndërsa po lexoni këtë fjali, 22 milionë qeliza tuaja vdiqën. Në 30 sekondat e ardhshme, trupi juaj do të prodhojë 72 milion qeliza të reja të kuqe të gjakut dhe do të shpëtojë prej 174 mijë qelizave të vjetra të lëkurës

10-Lëngjet që dalin nga hundët mund të vijnë nga truri.

Lëngu që rrjedh përmes hundës mund të jetë lëngu i trurit. Ai ndodhet rreth trurit dhe mbahet në një membranë të veçantë. Ndonjëherë mund të rrjedh përmes hundës në sasi të vogla si një lëng i qartë.

Të ngjashme