Kryefjala Logo

Detajet e vogla në dashuri që çiftet shpesh i harrojnë

14 Nëntor, 2021 | 1:01 pm

1.Dëgjojeni me vëmendje kur ai ka nevojë për ju. Kjo është shumë e rëndësishme për partnerin pasi ai kërkon mbështetjen dhe këshillën tuaj për zgjidhjen e problemeve. Kërkon pak durim, por ja vlen të investoni në për një lidhje të fortë dhe të lumtur. Sigurisht që do të shtoni edhe dashurinë e partnerit drejt jush.

2.Thoni “të dua” sa më shpesh dhe komplimentoni partnerin. Këto fjalë as nuk vrasin dhe as nuk kushtojnë. Prandaj mos kini frikë ti përdorni. Të jeni të sigurt që çdo gjë do të ndryshojë për mirë në lidhjen tuaj.

3.Lërini një shënim të bukur në mëngjes për partnerin. Është një ndjenjë e bukur që njerëzit ta llojnë ditën duke qeshur dhe me dashuri. Mjafton një urim për një ditë të mbarë , një puthje ose thjeshtë një “të dua” dhe gjithçka do të shoqërohet me një buzëqeshje edhe ndjenjë pozitiviteti në fytyrën e partnerit tuaj.

Të ngjashme