Kryefjala Logo

Cilat janë 3 shenjat më qeflie të Horoskopit?

28 Korrik, 2021 | 5:38 pm

AKREPI

Akrepët gjithsesi janë në përparësi kur është fjala për epshin. Akrepët thjesht rrezatojnë joshje dhe lehtë i bëjnë për vete partnerët, mirëpo ndodh shpesh që dashnorin ta fusin në lojën e tyre, mund të ndikojnë në skajshmëri të ndryshme për këtë shkak janë të afta edhe t’i kënaqin partnerët me kërkesa të shumta të imagjinueshme dhe të paimagjinueshme dhe me afinitete seksuale, kështu që intimiteti me to është i paharrueshëm.

Akrepi pëlqen të provojë eksperienca të reja, nuk i shpalos lehtë aspektet e fshehta  të karakterit të tij, por i tregon ngadalë-ngadalë.

Çdo aktivitet i tyre seksual karakterizohet nga spontaniteti dhe pasioni i fortë. Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund t’ju shkaktojё njё plagё tё pёrhershme.

GAFORRJA

Emocionet dhe epshi te ta janë të lidhura ngushtë, andaj në intimitet fusin energji të mëdha dhe i japin rëndësi të madhe. Duke pasur parasysh që aq shumë e angazhojnë veten në marrëdhënie intime sa kanë prirje për maratonë seksuale, gjë që ofrojnë përvojë të paharrueshme për secilin partner që ka pasur rastin të kalojë një natë të zjarrtë me to. Intuita e tyre u tregon nevojat e partnerit në shtrat dhe mundohet që ta bëjnë të lumtur.

Kjo nuk është shenja e cila pëlqen të lidhet me zinxhir dhe të fshikullohet. Gaforrja kërkon siguri, kështuqë merreni shtruar dhe bëni atë që ju pëlqen me të.

Gaforrja kërkon besim, stabilitet dhe siguri. I pëlqen errësira dhe  pas konsumit të një vakti të mirë në vende të rehatshme, larg syve kureshtarë. Është romantike, e ndjeshme dhe tepër përkushtuese. Bën gjithçka për të pasur një partner sa më të të gëzuar dhe besnik. Zgjedhjet e gabuara e rrëzojnë psikologjikisht duke i ulur vetëbesimin.

BINJAKËT

Dëshirojnë të flirtojnë, madje edhe kur janë në lidhje serioze, dhe kanë prirje për tradhti. Ata prapa pamjes misterioze dhe elegante që kanë shpesh, në realitet janë shumë sensualë dhe pasionantë. Fantazitë e tyre i bëjnë realitet.

Binjakët kërkojnë më shumë se një shtrat të mirë. U pëlqen të tregojnë histori dhe nuk janë kurrë të merzitshëm. Kanë nevojë për një partner me të cilin të ndihen të gjallë.

Ata e duan shumë llojshmërinë, spontanitetin. Pëlqejnë sfidat, të ndaluarat, dashnorët e palodhur dhe të paraqitshëm.

Krijojnë lidhje paralele për të fituar përvojë. E shkojnë seksin si ripërtëritje dhe nevojë fizike. Binjaku me lehtësi do t’ju paraqesë botën e vet perverse midis të cilave janë të preferuara – lidhjet, video apo prania e personit të tretë, ndërkaq jo rrallë janë të gatshëm edhe për marrëdhënie me më shumë se 1person.

Të ngjashme