Kryefjala Logo

Cila princeshë përrallash jeni sipas shenjës së horoskopit

9 Nëntor, 2021 | 1:04 pm

Dashi – Megara

Princesha që përfaqëson shenjën e dashit është Megara, heroina e filmit vizatimor të 1997, ‘Herkuli’. Është një princeshë e guximshme që nuk ka frikë të përballet me betejat. Në fakt, është një nga princeshat më ‘mashkullore’ të klasikëve të Disneyt; një luftëtare e vërtetë, e fortë dhe krenare. Herkuli, bie menjëherë nën këmbët e saj.

Demi- Hirushja

Hirushja është ajo që përfaqëson më mirë shenjën e demit. Një personazh i adhurueshëm sidomos për durimin dhe dinjitetin që ruan deri në fund pavarësisht sjelljeve të këqija të ‘motrave’. Hirshuja ka gjithë bukurinë e Venusit, planetit që e drejton.

Binjakët- Tiana

Tiana është një princeshë që krijon miqësi me bretkun që më pas rezulton të jetë princi që i është bërë magji. Siç e dini nga përralla, puthja është shpëtimi i bretkosës dhe bretkut prandaj binjakë, sytë nga dashuria.

Gaforrja- Pokahondasi

Pokahondasi është një grua tërheqëse, e gjatë, e hollë e sportive. Bie menjëherë në sy prania e saj pavarësisht veshjes dhe të ecurit zbathur. Gaforret, duhet të kenë cilësi të ngjashme.

Luani –Mulan

Mulan përfshihet në hisotrinë e princeshave, megjithëse nuk është pjesë e ndonjë familje mbretërore dhe nuk martohet me ndonjë princ. Mulan është e fortë dhe luftëtare çka i lejon fizikut të saj ushtrime të rënda pa u sforcuar por, është edhe personazh i ëmbël dhe mjaft e ndjeshme.

Virgjëresha – E bukura

“E bukura dhe Bisha” është një nga përrallat e preferuara të të gjitha kohërave dhe E bukura, është ajo që përfaqëson të gjitha ‘virgjëreshat’. Cilësitë dhe personalitetin e saj e njihni mirë të gjitha, tani ju duhet të gjeni ‘bishën’.

Peshorja – Aurora

‘Bukuroshja e fjetur’ është Aurora. Puthja magjike, edhe në këtë përrallë, është kthimi në realitet. Peshore bukuroshe, prisni në gjumë!

Akrepi – Jane

Jane përfaqëson akrepët dhe është pjesë e filmit ‘Tarzan&Jane”. Në fillim të filmit, Jane shfaqet krenare dhe aristokratike pavarësisht gjuhës ‘ndëshkuese’ e helmuese, si helmi i shenjës së horoskopit që përfaqëson.

Shigjetari – Rapunzel

Rapunzel është një film vizatimor i vonë, i vitit 2010, ajo është protagonistja e filmit. Një princeshë e ëmbël, e ndrojtur dhe e sinqertë. Kështu jeni dhe ju shigjetarë?!

Bricjapi – Jasmine

Jasmine është protagonistja e filmit Aladin, e njohur për bukurinë, karizmën dhe sensualitetin. Mbase nuk keni tiparet e saj, pra sy të mëdhenj të zinj e flkokë aq të bukur por të paktën kultivoni karizmën.

Ujori – Ariel

Kush nuk është dashuruar dhe kush nuk e ka pasur zili princeshën e ujit?! Ju ujorë paskeni shenjë sirenash, urojmë të keni edhe një mik të bukur si Flander.

Peshqit – Borëbardha

Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më e bukur unë apo Borëbardha?! Ju, ju peshq jeni më të bukurit.

Të ngjashme