Kryefjala Logo

Cila është ora më e mirë për të ngrënë që të humbni peshë?

5 Dhjetor, 2021 | 1:37 pm

Ka shumë mënyra për të rrëzuar kilet e tepërta, por dieta mbetet një prej më populloreve. Por a e dinit  se edhe orët gjatë të cilave ha mund të ndikojnë në shtimin ose jo në peshë?

Sipas një studimi të fundit, të hash mes orëve 8 të mëngjesit dhe 14:00 mund të të ndihmojë për të humbur peshë më lehtë. Përse?

Studiuesit e Universitetit të Alabama-s në Birmingham arritën në këtë konkluzion, pasi morën në shqyrtim rastet e 11 pjesëmarrësve për të parë se si funksionin trupi i tyre kur hanin vaktet mes orës 8:00 dhe 20:00 në mbrëmje, si dhe ditët kur hanin mes orëve 8:00 dhe 14:00.

Sigurisht , është e kuptueshme se mes orës 14 dhe 20 është një kohë e gjatë pa ngrënë. Megjithatë, nëse ke dyshime që kjo mënyrë nuk është e duhura, atëherë mos e provo akoma. Por, sipas studiuesve, është një prej mënyrave që jep rezultat në rënien e peshë.

Të ngjashme