Kryefjala Logo

Cila është lidhja midis muajit kur ke lindur me karakterin?E zbulojmë

11 Dhjetor, 2021 | 1:50 pm

Janar

Vajzat e lindura në muajin janar janë jashtëzakonisht ambicioze, serioze dhe konservative. Ato që kanë lindur në këtë muaj, prihen të jenë kritike, dhe nuk dëshirojnë të flasin për ndjenjat e tyre.

Shkurt

Femrat e lindura në shkurt janë shumë romantike, dhe ato duhet të trajtohen me durim. Jo çdo person mund t’i kuptojë ato, për shkak se disponimi ju ndryshon shpesh.

Mars

Femrat e lindura në mars kanë karizëm dhe sharmë. Ato janë shumë besnike dhe të dedikuara.

Prill

Femrat e lindura në prill janë diplomatike dhe mund të bashkëpunojnë me çdo person. Shumica nga to janë shumë xheloze, dhe një vajzë e lindur në prill din ta bëj një mashkull më të lumturin në botë.

Maj

Shumë femra janë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve që i kanë. Ato gjithashtu janë shumë atraktive, dhe në kombinim me karakterin e vështirë, ato dinë të jenë shumë të rrezikshme ndaj çdo mashkulli që i dashuron ato.

Qershor

Këto janë vajza shumë kureshtare, komunikuese dhe kreative. E meta e tyre është se flasin para se të mendojnë. Vajzat e lindura në qershor mendojnë se është më mirë t’jua thuash të vërtetën në fytyrë, sesa të flisni prapa shpinës së tyre.

Korrik

Femrat e lindura në korrik janë të sinqerta, misterioze, të bukura dhe shumë inteligjente. Ato nuk dëshirojnë konflikte dhe janë shumë të sjellshme ndaj çdo personi.

Gusht

Vajzat e lindura në gusht kanë një kombinim të vetë-përqendrimit dhe zemrës së mirë. Duhet të provoni të mos ngatërroheni me këto vajza, pasi që herët apo vonë ato do të fitojnë.

Shtator

Vajzat e lindura në shtator janë zemërmirë, të disiplinuara dhe të bukura. Ato asnjëherë nuk i falin ata që i tradhtojnë. Prandaj, duhet të keni kujdes se si silleni, pasi që ato gjithmonë kërkojnë hakmarrje.

Tetor

Vajzat e lindura në muajin tetor kanë karakter të fortë, janë shumë emocionale, por nuk qajnë në sytë e tjerëve

Nëntor

Ato janë gjithmonë një hap para tjerëve, dhe shumë lehtë e kuptojnë nëse jeni duke gënjyer. Nuk duhet të luani me ndjenjat e tyre, pasi  do t’ju bie shumë keq.

Dhjetor

Femrat e lindura në dhjetor mund të jenë pa durim, por me fat, pasi që gjithmonë e gjejnë një mënyrë për të dalë si fituese ndaj çdo situate. Këto femra dinë se si ta rrisin disponimin dhe kanë një zemër të hapur.

Të ngjashme