Cila është koha më e rrezikshme për të lindur?

Për të gjitha gratë shtatzënë, është zbuluar koha më e rrezikshme për të lindur. Rezultatet e lindjeve vdekjeprurëse kanë më shumë gjasa të ndodhin nëse mamia në turn është në orën e nëntë të turnit.

Kjo ndodh kur rreziku i humbjes së gjakut të nënës dhe niveli i ulët i oksigjenit në mitër është më i lartë, thotë studimi. Ata thonë më tej se kjo mund të ndodhë për shkak të lodhjes së osbtetërve, të cilët mund të humbasin sinjalet e vogla shqetësuese që mund të ndodhin.

Megjithatë, Universiteti i Teksasit në Austin, zbulon se rreziku ishte i ulët në fund të turnit, kur dhe ata duhet të jenë më të lodhur.

“Janë bërë shumë studimet lidhur me kohën e lindjes, por askush nuk e kishte vërejtur më parë nëse ka një lidhje me lodhjen e doktorëve”, thotë autori kryesor James Scott.  Ai thotë se në orën e nëntë, rreziku i humbjes së gjakut të nënës shkon në 1.5 litra, pra rritet me 30%.

Ndërsa pehashi arterial, i njohur dhe si një shënues i shqetësimeve foshnjore, ka rrezik që gjatë kësaj kohe të bjerë në 7.1. Normalisht, për një  fëmijë të shëndetshëm, pehashi duhet të jetë mes 7.3 dhe 7.4.

Studimi nuk tregoi ndonjë ndryshim domethënës mes lindjeve që ndodhnin ditën apo natën.

Në mënyrë të ngjashme, nuk u gjetën ndryshime nga një ditë javë dhe në fundjave, qoftë lindje natyrale qoftë cezariane, apo edhe nëse doktori ishte i ri apo me përvojë. Studimi u publikua në American Journal of Obstetrics and Gynecology.

Previous articleDisa rregulla për të rigjetur lumturinë pas një ngjarje tragjike
Next articleKur në takim bie heshtja,për çfarë të flisni që të dilni nga sikleti?