Çfarë postojnë njerëzit e palumtur në rrjete sociale?

1-Postime romantike nga jeta e tyre në çift

Kërkimet kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët postojnë foto, apo shprehje romantike për jetën e tyre në çift, në fakt ndihen të pasigurtë. Njerëzit e sigurt nuk e kanë të nevojshme, t’i tregojnë të tjerëve sa shumë e duan njëri-tjetrin!

2-Postojnë vazhdimisht edhe gjëra pa rëndësi

Këto persona janë të varur shumë nga teknologjia dhe nuk e imagjinojnë dot jetën e tyre pa bërë status. Mjafton të jenë në qendër të vëmendjes!

3-Postojnë direkt arritjet e veta

Jeta boshe e tyre bën që çdo gjë të mirë që i ndodh në jetë t’ja tregojnë të tjerëve.
Kjo është një shenjë e cila tregon se dëshironi të tregoni lumturinë tuaj. Në fakt, nëse postoni gjëra të tilla, nuk tregon lumturinë tuaj, por vetëm dëshirën tuaj për të plotësuar jetën tuaj boshe.

Previous articleLërini fëmijët të hanë kikirika.Dobitë e tyre:
Next articleJu shuajmë dyshimet duke ju treguar nëse ai është vërtet i dashuruar me ju