Kryefjala Logo

Çfarë nuk duhet të bëni që lidhja juaj të zgjasë

5 Nëntor, 2021 | 2:29 pm

1-Harrojeni perfeksionin

Mos mendoni se partneri juaj është perfekt. Në fillim mund të duket i tillë, por do e ketë të vështirë të mbajë standardin për shumë kohë. Nuk duhet pritur që partneri të jetë gjithçka për të cilën ju keni nevojë.

2-Mos flisni për ish të dashurit

Të flasësh për marrëdhëniet e kaluar është e pashmangshme, por jo që në fillim të lidhjes. Nëse e bëni këtë, partneri do të mendojë se ju e keni mendjen tek ishi ose do të nisë të bëjë krahasime.

3-Mos u nxitoni

Duke qenë se po ia kaloni mirë, mund të tundoheni që të bëni diçka drastike, si për shembull, të jetoni bashkë. Por, të duash të kalosh çdo sekondë me partnerin, mund të jetë mbytëse. Kaloni disa netë vetëm, gjeni kohë për gjërat që keni qejf dhe dilni me shoqërinë.

4-Mos u bëni posesivë

Fakti që sapo jeni lidhur, nuk do të thotë se partneri është i detyruar të kalojë gjithë kohën me ju. Të kërkosh dhe të presësh që ai ta bëjë këtë, është një sinjal i qartë për partnerin se ju nuk keni besim.

Të ngjashme