Kryefjala Logo

Çfarë NUK duhet të bëni kur zhgënjeheni

10 Nëntor, 2021 | 2:30 pm

Pas ndarjeve në dashuri femrat bëhen më të mbyllura dhe cinike, por si duhet të reagojnë për të jetuar një dashuri siç duhet pas një zhgënjimi të madh.

Të urresh meshkujt

Të përgjithësosh nuk të bën mirë, pasi meshkujt nuk janë të gjithë njësoj. Bota është plot me persona interesante, duhet ta dini këtë.

Të jetosh me të shkuarën

Të jetosh me të shkuarën, do të thotë që nuk jeton dhe nuk ecën para. Prandaj mjaft u qatë. Nuk e dini se çfarë ju ka rezervuar e ardhmja, por kjo është pikërisht gjëja e duhur, të përjetosh emocione të reja që nuk mund të parashikohen.

Të mendosh negativisht

Ai që e sheh të ardhmen negativisht sigurisht që jeta nuk i rezervon gjë të mirë. Mos mendoni se jeta juaj është e tristë sepse historitë tuaja kanë dështuar, sepse kjo nuk varet nga ju. Shijoni periudhën e beqarisë, dilni me miqtë dhe mos mendoni për atë që vjen.

Të interpretosh femrën cinike

Mos u hiqni të jeni ajo që nuk jeni në të vërtetë. Mos hyni në zonën e femrës pa zemër, dhe pa ndjenja që do vetëm aventurat e një nate dhe ndihet e fortë të numëroj meshkujt si trofe. Mos u shndërroni në diçka që nuk jeni.

Të ngjashme