Kryefjala Logo

Çfarë na nervozon më shumë gjatë ditëve të pushimit?

24 Dhjetor, 2021 | 11:43 am

Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se pushuesit më së shumti nervozohen kur vonohet aeroplani se makina me të cilin do të udhëtojnë.

Në vendin e dytë të gjërave më të urryera tek udhëtimi është paketimi, që pasohet me shkuarjen në hotel dhe shqetësimin nëse keni marrë gjithçka me vete .

Të anketuarit në vendin e tretë  kanë vendosur humbjen e bagazhit, ndërsa më pas vjen krevati jo komod.

Në vendin e pestë vjen bezdisja nga pushuesit tjerë, në vend të gjashtë është shiu, në vend të shtatë renditet dielli i fortë që doemos duhet të lyhen me krem për rrezitje.

Nga gjërat e urryera është edhe rëra në ushqim, pastaj njerëzit që nuk shikojnë ku po ecin, grumbujt e njerëzve, etj.

Ekspertët thonë se njerëzit gjatë gjithë vitit kursejnë për t’u relaksuar në pushime, prandaj nuk është çudi që ata bëhen nervozë kur u ndodhin gjëra të tilla.

Të ngjashme