Kryefjala Logo

Çfarë kuptimi fshihet pas fotos tuaj të profilit?

8 Shtator, 2021 | 11:54 am

Sa kohë shpenzoni për të zgjedhur se çfarë fotografie do të vendosni në profilin tuaj në rrjete sociale?! Keni menduar se fotografia e profilit tuaj u tregon të tjerëve se çfarë personaliteti keni?!

Universitetit të Pensilvanisë ka dalë në përfundimin se zgjedhja që bëni për foton e profilit zbulon personalitetin tuaj. Në studim u analizuar 66 kijë profili të përdoruesve të Twitter­it si dhe u përfshinë 434 persona në plotësimin e një sondazhi psikologjik. Përfundimet treguan se fotoja që zgjidhni të vendosni në profilin e rrjeteve sociale i përgjigjet 5 llojeve personalitetesh

Të hapur ndaj eksperiencave

lg.php.gif

Kjo kategori përfshin të gjithë ata persona që pëlqejnë të ndajnë me të tjerët eksperiencat e reja dhe nuk kanë frikë të pozojnë në vende dhe mënyra të pazakonta. Shpesh pozojnë me një objekt, një kitarë, ski etj. Zakonisht këta persona kanë tendencën të vendosin foto disi të zymta, me pak ngjyra dhe duken të mërzitur apo të trishtuar në to.

Neurotikët

Këta persona e kanë të vështirë që t’i fshehin emocionet negative. Për pasojë ka më shumë gjasa që të vendosin një foto profili të diçkaje tjetër dhe jo veten. Nëse vendosin foton e tyre, kujdesen që të jetë një imazh neutral që nuk të jep mundësinë që të krijoni një ide të saktë për ta.

Të ndërgjegjshmit

Ata që pëlqejnë rregullin, sjellje të planifikuara dhe janë të vetë – disiplinuar janë pjesë e kësaj katergorie. Këto cilësi pasqyrohen më së miri në fotot e tyre në rrjete sociale, me anë të emocioneve pozitive, ndoshta pasi janë gjithnjë të kujdesur që fotot të jenë gjithnjë perfekte dhe të rregullta.

Të këndshmit

Siç e sugjeron edhe vetë emri, këta persona shfaqen kryesisht të qeshur e të gëzuar, si dhe të rrethuar nga miq të shumtë. Fotot e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë me ngjyra të shumta, ku subjekti është duke qeshur

Të ngjashme