Kryefjala Logo

Çfarë i bën të veçantë njerëzit me sy të kaltër?

10 Shtator, 2021 | 11:16 am

Ja disa karakteristika për sy të kaltër:Sytë e kaltër janë gjithmonë shumë të këndshëm për t’i parë. Edhe sepse janë të rrallë në mes të njerëzve me ngjyra më të zakonshme.Në të gjithë botën, janë vetëm 8 për qind e njerëzve me sy të kaltër. Për të treguar se sa unikë jeni, mbajeni edhe këtë si fakt interesant.

Në të gjithë rruzuallin tokësor, me rreth 7 miliardë njerëz, me një matematikë të thjeshtë, njerëzit që kanë sy të kaltër janë rreth 56 milionë.

Ngjyra unike e syve të tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i shpërndarjes së dritës në të gjithë bazën e melaninës, e cila përcaktohet nga gjenetika.

Shkencëtarët mendojnë se 6 deri në 10 milion vjet më parë, një mutacion gjenetik është bërë shkak në krijimin e ngjyrës të kaltër të syve që kanë njerëzit sot.

Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë nëse ngjyra e tyre e syve mund të ndryshojë. Përgjigjja është po.

Të ngjashme