Kryefjala Logo

Çfarë foto vendosni në profil tregon shumë për personalitetin tuaj

7 Janar, 2022 | 1:53 pm

1-Neurotikët

Këta persona e kanë të vështirë që t’i fshehin emocionet negative.

Nëse vendosin foton e tyre, kujdesen që të jetë një imazh neutral që nuk të jep mundësinë që të krijoni një ide të saktë për ta.

Sipas studimeve këta persona, ndonëse mund të ndihen shumë keq nga brenda në foton e profilit nuk ia lejojnë vetes që ta tregojnë një gjë të tillë.

2-Të ndërgjegjshmit

Ata që pëlqejnë rregullin, sjellje të planifikuara dhe janë të vetë – disiplinuar janë pjesë e kësaj katergorie.

Ata janë gjithnjë të kujdesur që fotot të jenë gjithnjë perfekte dhe të rregullta.

3-Të këndshmit

Siç e sugjeron edhe vetë emri, këta persona shfaqen kryesisht të qeshur e të gëzuar, si dhe të rrethuar nga miq të shumtë. Fotot e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë me ngjyra të shumta.

Të ngjashme