Kryefjala Logo

Bie shi apo ka diell në parashikimin e yjeve?Përgjigjet i ka Paolo Fox

27 Nëntor, 2021 | 1:39 pm

Dashi:

Në dashuri jeni pak nervoz, mos u mërzisni pa shkak. Në punë ka ardhur koha që të planifikoni të ndiqni disa kurse rifreskuese.

Demi:

Në dashuri, çdo ndërlikim mund të zgjidhet sot. Nga ana tjetër në punë propozime të reja janë rrugës.

Binjakët:

Dita e sotme për ndjenjat është paksa e ndrydhur, vëmendje! Në punë, megjithatë, jeni mjaft nervoz, ju rekomandoj të keni kujdes.

Gaforrja:

Kujdes nga keqkuptimet në dashuri. Në punë nuk përjashtohen diskutime të karakterit praktik.

Luani:

E shtuna interesante për takimet me Hënën në shenjë. Në punë dëshironi të kompensoni kohën e humbur.

Virgjëresha:

Takime të veçanta në horizont me Venusin dhe një Hënë të favorshme. Nga ana tjetër në punë duhet të balanconi të ardhurat dhe shpenzimet.

Peshorja:

Në dashuri sot më në fund mund të gjeni pak qetësi. Në punë nëse keni pasur probleme, duhet t’i zgjidhni me qetësi dhe gjakftohtësi.

Akrepi:

Ditë e bukur për ndjenjat me një Hënë të favorshme. Në punë mbani sytë hapur, vullneti juaj i mirë mund të keqkuptohet.

Shigjetari:

Në dashuri ka një tension të vogël. Nga ana tjetër, në punë Hëna po ndikon dhe po ju bën nervoz.

Bricjapi:

Ditë e bukur për zemrën me Hënën dhe Venusin në një pozicion të volitshëm. Nga ana tjetër në punë nuk do mungojnë kënaqësitë.

Ujori:

Sot ka një rikuperim të mirë për ndjenjat. Në punë, nga ana tjetër, mos bëni hapin më të gjatë.

Peshqit:

Në dashuri sot mund të jeni më dyshues se zakonisht. Në punë janë të mundshme diskutimet me shenjën e Binjakëve.

Të ngjashme