Kryefjala Logo

Balanconi hormonet me mënyra natyrale pa nevojën e ilaçeve

29 Nëntor, 2021 | 1:18 pm

Hormoni kryesor i cili ka ndikim në lëkurë është testosteroni, dhe të ndjekësh një dietë të pasur me ushqyes esencial të cilët i mbajnë hormonet të balancuara është zgjidhja më e mirë.

•Salmoni: ky peshk i jashtëzakonshëm është i mirë për trurin, zemrën dhe për hormonet. Ashtu si ushqyesit e shëndetshëm në avokado, acidet yndyrore të omega-3 që përmban salmoni, janë ndihmues të hormoneve dhe kolesterolit.

•Brokoli dhe spinaq: Këto dy bimë të gjelbra përmbajnë përbërësit natyralë sulfurofan dhe indole-3 karbinol, që përmirësojnë aftësinë e mëlçisë për të prodhuar estrogjenin. Estrogjeni është ai që ju duhet më shumë, për lëkurë më të pastër dhe më të shëndetshme, ai dërgon mjaftueshëm gjak në lëkurë sa për ta riparuar atë shpejt nga ndonjë infeksion apo dëmtim i mundshëm.

•Avokadot: dhe yndyrat tjera të mira si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e niveleve të shëndetshme të kolesterolit, një komponent kyç në balancimin e hormoneve.

•Vitamina B: është e rëndësishme për metabolizmin tuaj, veçanërisht për hormonet. Vitamina B ju jep energji, ju qetëson dhe balancon nivelet e stresit. Ushqimet që përmbajnë vitaminën B janë peshku, pula, avokado, jogurt, farat, arrat etj.

Të ngjashme