Kryefjala Logo

Asnjë shenjë njësoj me tjetrën.Njihuni me parashikimin e Paolo Fox

16 Dhjetor, 2021 | 1:01 pm

Dashi

Lajm i mirë në dashuri: 3 ditët e ardhshme janë të favorshme, por kujdes: nuk përjashtohen krizat. Projektet e mëdha priten në punë deri në pranverë.

Demi

Ditë e mbarë në dashuri, Hëna është në shenjën tuaj. Në punë përpiquni të mbani nervat në kontroll, edhe pse Marsi nuk është më kundër kundër jush.

Binjakët

Në dashuri priten shumë lajme duke nisur nga nesër. Në punë, dikush tashmë ka ndryshuar grupe me implikime pozitive.

Gaforrja

Ditë pozitive në dashuri, ndiheni energjikë. Në marrëveshjet e punës që mund të jenë të favorshme, njëra do të rishikohet deri në prill.

Luani

Lodhja fizike ndihet edhe në dashuri. Në punë duhet kujdes. Nëse doni të sqaroni diçka, bëjeni deri në datën 22.

Virgjëresha

Nëse keni kaluar kohë të vështira, mos iu ktheni temave nga e kaluara. Shikoni të ardhmen me interes.

Peshorja

Në fundjavë do të jetë e mundur të distancoheni nga dikush që ju krijon probleme. Sa i takon aspektit të punës, kushdo  që ka investuar në një projekt të ri duhet të presë përpara se të shohë rezultate.

Akrepi

Situata komplekse astrologjike për ndjenjat. Në punë është ngërç, sot mund të ketë përplasje.

Shigjetari

Kujdes në dashuri: të paktën për 3 ditë shmangni rigërmimin e tensioneve, ato mund të bëhen të vështira për t’u menaxhuar. Në punë, nëse jeni të interesuar të mbyllni një marrëveshje, duhet të merrni kohë.

Bricjapi

Lajm i shkëlqyer në dashuri!Hëna sjell një avantazh të mirë dhe Afërdita është e favorshme. Zgjedhje të rëndësishme janë në horizont në punë deri në fund të muajit.

Ujori

Kujdes në dashuri, veçanërisht çiftet e brishta. Në punë mund të zgjidhni një problem: Jupiteri është me ju.

Peshqit

Shmangni tensionet në dashuri, sistemi juaj nervor tashmë është i tronditur. Mos bëni gjithmonë kompromise në punë, por kërkoni edhe të drejtat tuaja.

Të ngjashme