As lekë dhe as famë.Të famshmit e pëshkruajnë lumturinë kështu:

10. “Lumturia nuk është diçka e gatshme. Ajo vjen nga veprimet që ju bëni” – Dalai Lama

9. “Lumturia është si një puthje. Duhet ta ndani atë, për ta shijuar” – Bernard Meltzer

8. “Pjesa më e madhe e mjerimit tonë ose e palumturisë tonë, nuk përcaktohet nga rrethanat tona por nga gatishmëria jonë” – Martha Washington

7. “Mos harroni se njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin më shumë, por ata që japin më shumë” – H. Jackson Brown, Jr.

6. “Veprimi mund të mos sjellë gjithmonë lumturi, por nuk ka lumturi pa veprim” – Benjamin Disraeli

5. “Lumturia nuk është mungesa e problemeve, është aftësia për t’u përballur me ta” – Steve Maraboli

4. “Nëse dëshironi lumturi për një orë, merrni një sy gjumë.

Nëse dëshironi lumturi për një ditë – shkoni në peshkim.

Nëse dëshironi lumturi për një vit – trashëgoni një pasuri.

Nëse dëshironi lumturi për një jetë të tërë – ndihmoni dikë tjetër” – Proverb kinez

3. “Njerëzit e lumtur janë të bukur, bëhen si pasqyrë dhe e pasqyrojnë atë lumturi” – Drew Barrymore

2. “Gjithkush dëshiron të jetojë në majë të malit, por e gjithë lumturia dhe rritja personale, ndodhin gjatë kohës që jeni duke u ngjitur” – Andy Rooney

1. “Lumturia nuk është një objektiv … Është një nënprodukt i një jete të jetuar mirë” – Eleanor Roosevelt

Previous articleKur jeni në shtrat me partnerin,sigurohuni të mos ja thoni kurrë këto katër fjali
Next articleÇfarë ndodh me trupin kur ndaheni nga dashuria e jetës?