Kryefjala Logo

Arsyet që e bëjnë tezen një gjysëm nëne

31 Tetor, 2021 | 1:04 pm

1.Ajo mendon se ju jeni shumë të mirë

Tezja gjithmonë mundohet t’ju rrisë vetëbesimin. Prindërit ju kritikojnë më shumë, ndërsa tezja ju përkrah për gjërat që doni të realizoni. Tezja në shumicën e rasteve mundohet t’ju japë kurajë!

2.Ju bën të ndiheni specialë

Tezja ndjen pothuajse të njëjtën dashuri për ju sikurse ndjen mamaja juaj. Ajo është motra e mamasë, pra ndër njerëzit tuaj më të afërt. Tezja ju bën të ndiheni specialë për atë që jeni dhe nuk  përpiqet t’ju ndryshojë.

3.Nëse keni probleme me prindërit, ajo ju ndihmon

Të gjithë keni ndonjëherë probleme me prindërit, por tezja ju bën të ditur se edhe ata janë të mirë., shkruan intv. Kur ju filloni të krijoni inate me ta, tezja mundohet t’ju shpjegojë se prindërit duan të mirën tuaj. Në këtë mënyrë, ajo zgjidh konfliktet tuaja me prindërit.

4.Ju jep këshilla të mira

Pas prindërve, personi i parë që ju vjen në mendje për të marrë këshilla është tezja. Në rast se druheni për të folur me mamanë tuaj, atë e keni mbështetjen e parë. Sipas rasteve të ndryshme, kemi dalë në përfundimin se këshilla që ajo jep është më e mira.

Të ngjashme