Kryefjala Logo

Arsyet pse punonjêsit japin dorëheqjen edhe kur e pëlqejnë punën që bëjnë

10 Shtator, 2021 | 11:19 am

Të mbash punonjësit e tu më të mirë fillimisht duhet të kuptosh pse ata mund të largohen. Ja shtatë arsyet kryesore:

  1. Stanjacioni – Ngecin në vend

Njerëzit nuk duan të ushtrojnë të njëjtin zakon, të shkojnë në të njëjtin vend dhe të bëjnë të njëjtën gjë për 20 apo 40 vite në vazhdim. Njerëzit duan të ndjejnë së janë në lëvizje dhe po zhvillohen në jetën e tyre profesionale. Ata duan t’i bëjnë gjërat me dëshirë. Në qoftë se nuk ka shkallë karriere apo një trampolinë për të avancuar, ata e dinë që duhet të kërkojnë diku tjetër. Por gjatë kësaj kohe, ata synojnë të mërziten, të lodhen dhe sjellje te ngjashme që ndikojnë në efektivitetin dhe moralin e skuadrës.

  1. Puna me kohë të zgjatur

Periudha stresi dhe lodhjeje shoqërojnë çdo punë, por asgjë nuk i ndjek me shpejt punonjësit sesa oraret e zgjatura. Dhe zakonisht janë punonjësit më të mirë – ata më të aftët dhe më të përkushtuarit, ata më të besuarit që punojnë me orar të zgjatur. Në qoftë se ata e gjejnë vazhdimisht veten të mbingarkuar me punë, sidomos në mungesë të promocioneve apo rritjes së pagës, ata do të ndihen të shfrytëzuar. A duhen fajësuar? Ti do të ndiheshe po njëlloj.

  1. Vizionet e paqarta

Nuk ka gjë më frustruese se një vend pune i mbushur me vizione dhe ëndrra të mëdha, por pa mundësi zhvillimi të këtyre aspiratave që mund t’i bëjnë ato të arritshme. Pa një lidhje, pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Cili person i talentuar dëshiron të harxhojë energjinë e tij apo saj në mbështetje të diçkaje të papërcaktuar? Njerëzit duan të punojnë për të krijuar diçka, jo thjesht të xhirojnë ne vend.

  1. Njerëzit që përfitojnë

Kur një organizatë vlerëson më shumë servilët sesa pjesën tjetër, punonjësit më të mirë shkojnë diku tjetër, duke lënë pas ata që janë mediokër dhe apatik për të gjetur një pozicion më të mirë. Rezultati që mbetet është një performancë e ulët, moral i ulët, dhe probleme me disiplinën. Sigurisht gjëra si përfitimet, output-et, raportet e mira me palët e interesuar dhe produktiviteti janë të rëndësishme – por suksesi së fundmi varet te njerëzit që dinë të punojnë.

  1. Rrethi i njohjeve

Edhe njerëzit më vetëmohues duan të njihen dhe vlerësohen për një punë të bërë mirë. Kjo është pjesë e të qenit njeri. Kur dështon në njohjen e punonjësve të tu, nuk po dështon vetëm në motivimin e tyre, por gjithashtu po humbet mënyrën më efektive për të rritur performancën në punë. Edhe në mungesë të buxhetit për rritje rrogash apo bonuse, ka shumë mënyra low-cost për t’u lidhur me punonjësit – dhe fjalët e mira nuk kushtojnë para. Njerëzit nuk përkushtohen në qoftë se nuk vlerësohen.

  1. Rrethi i besimit

Punonjësit kanë një pikë avantazhi sepse shikojnë sjelljen tuaj dhe e peshojnë atë krah angazhimeve tuaja. Në qoftë se ata ju shikojnë duke u sjell në mënyrë joetike me shitësit, duke gënjyer bashkëpunëtorët, duke mashtruar klientët, ose duke mos e mbajtur fjalën, më i miri prej tyre do të largohet. Pjesa tjetër, akoma më keq, do të qëndrojë duke ndjekur hapat tuaj.

  1. Hierarkia e tepërt

Çdo vend pune ka nevojë për një strukturë dhe lidership, por një organizatë me drejtim vertikal i bën punonjësit jo të lumtur. Në qoftë se punonjësit tuaj më të mirë nuk kontribuojnë idetë e tyre në produktin përfundimtar, në qoftë se nuk ju lejohet të marrin vendime, ata nuk do të kenë për çfarë të jenë të lumtur.

Të ngjashme