Kryefjala Logo

Arsyet pse keni ndjesinë se jeni gjithë ditën të uritur

31 Tetor, 2021 | 1:04 pm

Lodhja dhe rraskapitja

Nëse nuk e bëni gjumin siç duhet, duhet të dini që të nesërmen keni për të ngrënë shumë sepse trupi ka nevojë për energji dhe këto energji do t’i marrë nga ushqimi. Mundohuni të flini rregullisht 8 orë për tu siguruar se keni një dietë të shëndetshme ushqimore.

Menstruacionet

Është e provuar shkencërisht se ju keni më shumë oreks në gjysmën e dytë të ciklit menstrual. Gjatë këtyre ditëve prireni të hani ushqim pa u vetkontrolluar. Mundohuni t’i shmangeni ushqimeve të përpunuara ose të konservuara gjatë kësaj periudhe.

Stresi emocional

Disa njerëz nuk kanë oreks kur janë të stresuar, por shumë të tjerë janë të uritur për shkak të stresit dhe kërkojnë ushqim. Mësoni si të diferenconi uritjen e vërtetë nga ajo e stresit.

Etja

Përtoni të ngriheni, të hapni frigoriferin, të merrni shishen dhe te pini ujë? Hani biskota ose patatina sepse janë më të shpejta? Njerëzit janë të uritur kur i mungon diçka. Duhet ta mbani veten të hidratuar dhe do të shihni që keni për të ngrënë më pak.

Të ngjashme