Kryefjala Logo

Alec Baldwin ylli pa fat i Hollywoodit. Dhjetë hapat nga shkëlqimi tapeteve të kuq, tek vrasja në shesh xhirim.

24 Tetor, 2021 | 6:58 pm

•Alec Baldwin ka pasur një karrierë në TV dhe film për më shumë se tre dekada.

•Është një aktor amerikan, shkrimtar, komedian, producent filmi dhe aktivist politik.

•Mosha-63 vjec

•Ka fituar 3 Golden Globe nga 11 nominime dhe cmime te tjera.

•I martuar 2 here me 7 femije .

•Është xhaxhai i Hailey Baldwin Bieber(gruaja e Justin Bieber)

=>Ngjarja fatkeqe ne sheshxhirim:

1-Alec Baldwin është martuar dy herë, së pari në 1993 me Kim Basinger, i cili përfundoi në divorc shtatë vjet më vonë në janar 2001. Në vitin 2004, çiftit iu dha kujdestaria ligjore e përbashkët e vajzës së tyre të vetme, Ireland Baldwin.

Dhe e dyta është Hilaria Baldwin.

2-Alec Baldwin ka pasur një karrierë në TV dhe film për më shumë se tre dekada. Ai është më i njohur për rolet e tij në 30 Rock, dhe ka pasur role në Beetlejuice, Glengarry Glen Ross dhe The Departed.

3-Alec Baldwin u bë pjesë e një tragjedie teksa xhironte për filmin e tij të ri, “Rust”.

4-Filmi flet për historinë e një djali 13-vjeçar që pas vdekjes së prindërve duhet të kujdeset për veten dhe vëllain. Adoleshenti arratiset bashkë me gjyshin e tij (të larguar prej vitesh) pasi u dënua për vrasjen aksidentale të një fermeri vendas.

5-Baldwin, aksidentalisht qëlloi me armën që supozohej të përdorej për skenën, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë dhe duke plagosur regjisorin e filmit(jashtë rrezikut për jetën)

6-Thuhet se aktori ka shkuar me vullnet të plotë të flasë me hetuesit dhe është parë i tronditur pas ngjarjes së ndodhur.

Supozohej që arma të përdorej kur të ishte bosh.

7-Bëhet me dije se aktori e mori armën nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se është e sigurt. Aktori nuk e dinte se arma përmbante municion të vërtetë.

Arma kishte brenda 5 plumba, ndërsa vetëm njëri ishte i vërtetë, plumb që i mori jetën edhe gruas 42-vjeçare.

BBC raporton se një vajzë 20 vjeçe ishte përgjegjëse për kontrollin e armëve, teksa për vajzën e re kjo ishte puna  e parë që bënte.

8-Vetë aktori u shpreh  përmes një statusi në Twitter për tronditjen e pësuar pas një ngjarjeje të tillë.

“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.”

9-Sipas dëshmitarëve okularë, aktori u pa i shqetësuar dhe me lot në sy dhe bërtiste duke pyetur se pse i dhanë një “hot gun” – pra armë me municion të vërtetë. “Në të gjithë karrierën time, kurrë nuk më është dhënë një armë e vërtetë,” tha Baldwin në mënyrë të përsëritur, sipas dëshmitarit.

10-Sipas policisë nuk ka asnjë akuzë të menjëhershme mbi aktorin dhe ai është i lirë të udhëtojë pavarësisht se hetimi do të vazhdojë të jetë i hapur. 

—ÇFARË JANË REALISHT ARMËT SKENIKE?

•Termi “prop gun” në shqip mund të përkthehet si “armë skenike”.Termi mund t’i referohet armëve të rreme, por edhe armëve të vërteta,mund të përdoret për të përshkruar armët jo-qitëse, gome dhe ato prej lodre. Gjithashtu programi shton se këto mund të jenë “të afta për të shkaktuar dëme të vërteta trupore” dhe duhet të trajtohen me një nivel protokolli sigurie.

•Armët që përdoren në filma, seriale ose teatro, mund të nënkuptojnë një sërë artikujsh, nga armët jofunskionale e deri te armët e vërteta, të përshtatura për të krijuar zhurmë.

-A JANË VDEKJEPRURËSE?

•Po, mund të jenë. Armët e zjarrit funksionale mund të jenë vdekjeprurëse, edhe kur përdoren fishekët bosh, sepse gjenerojnë mjaftueshëm forcë për të plagosur ose për të shkaktuar vdekje.

-A KANË NDODHUR MË PARË KËSHTU AKSIDENTESH NE SHESHXHIRIME?

•Po. Aktori Brandon Lee ndërroi jetë në vitin 1993 në moshën 28-vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “The Crow”.

•Në vitin 1984, aktori amerikan Jon-Erik Hexum filloi të bënte shaka në xhirimet e një shfaqje televizive pasi ishte i frustruar nga vonesat në xhirimet. Ai vendosi revolen në tëmth dhe qëlloi. Forca e shpërthimit ishte mjaftueshëm e fortë sa për t’i thyer kafkën. Ai ndërroi jetë disa ditë më pas.

-SI DUHET VEPRUAR?

•Ekipi duhet t’i trajtojë të gjitha armët sikur të jenë vdekjeprurëse. Gjatë xhirimeve, pronari i armës ose ekipi i specializuar duhet të trajnojë aktorët për përdorimin e sigurt të çdo arme zjarri që do të përdorin.

Të ngjashme