Kryefjala Logo

A e dini sekretin e bukurisë të grave Suedeze

29 Tetor, 2021 | 11:50 am

Lëkura e pastër dhe me shkëlqim si qelqi është tipike e suedezëve.

Suedezët e përdorin shumë Shafranin e Indisë

Kjo erëz e çmuar është një nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, dhe suedezët i shfrytëzojnë në maksimum të gjitha vetitë e tij. Kërkimet thonë se konsumimi i Shafranit të Indisë ndihmon në lehtësimin e simptomave të artritit dhe të sistemit të tretjes.

Shafrani ndihmon në rigjenerimin e qelizave, nxit prodhimin e kolagjenit, largon radikalet e lira dhe redukton inflamacionin.

Ja si mund të përgatisim një maskë lëkure duke përdorur Shafranin e Indisë:

Përbërësit:

1 lugë mjaltë

1 lugë vaj nga arra e kokosit

1 lugë qumësht

1 lugë Shafran Indie

Udhëzime:

Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë vaj arre kokosi.

Shtoni 1 lugë qumësht dhe 1 lugë shafran, përziejini përbërësit derisa ata të marrin formë paste.

Vendoseni në lëkurë, lëreni për rreth 15-20 minuta dhe pastaj shpëlajeni.

•Janë përdorues të rregullt të saunës

Sauna për ta nuk është vetëm një moment relaksi, por edhe për të kaluar bukur me miqtë. Ata e organizojnë kohën që bëjnë sauna në formën e një feste, ftojnë miqtë dhe kalojnë një kohë relativisht të gjatë atje.

•Ata përdorin edhe vajra alternative

Në kohën ku pjesa më e madhe e popullsisë së botës ia ka besuar veten vajit të kokosit, gratë suedeze kanë preferuar të zgjedhin vajin e avokados dhe vajin e mushtit. Ato i përdorin zakonisht këto vajëra pas dushit. Vajin e mushtit gratë suedeze e përdorin edhe për gatim, pasi është shumë i pasur në vitaminë E, që është e shëndetshme për lëkurën.

•Ato ndjekin një regjim ushqimor të pasur në perime dhe peshk

Shkaku i parë i lëkurës pa defekte të grave suedeze mund të gjendet në kuzhinën e tyre. Dietat e tyre me bazë perime dhe peshk, ofrojnë një dozë të mjaftueshme me acide yndyrore dhe vitamina që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të hidratuar.

Të ngjashme