Kryefjala Logo

A e dëmton marrëdhënia intime bebin në bark?

29 Shtator, 2021 | 5:54 pm

A e dëmton seksi bebin?

Jo, seksi nuk ka asnjë ndikim negativ tek bebi pasi ai është i mbrojtur nga muret e mitrës aq sa edhe nga lëngu amniotik që gjendet në të.

Seksi në javët e fundit të shtatzënisë lehtëson procesin e lindjes?

Akti seksual në javët e fundit të shtatzënisë e lehtëson dhe e përshpejton procesin e lindjes pasi sperma përmban një substancë e cila zbut dhe e bën më elastike qafën e mitrës duke e përgatitur atë për lindjen.

Në rastet kur nëna në pritje vendos të kryej një lindje natyrale, sugjerohet kryerja e marrëdhënieve seksuale në ditët e fundit të shtatzënisë për ta lehtësuar dhe përshpejtuar lindjen.

Gjatë 9 muajve të shtatzënisë ju mund të keni një jetë seksuale aktive.

Mjekia gjinekologe Jonela Lulo shpjegon rëndësinë që kanë marrëdhëniet intime për gruan shtatzënë dhe për bebin.

Të ngjashme