Kryefjala Logo

40 çmime nga TIBO, platforma televizive shpërblen abonentët me një shorte

17 Dhjetor, 2021 | 1:19 pm

 

Prej një jave platforma TIBO ka nisur shorteun promocional me 40 çmime shpërblyese për abonentët e saj.

Shorteu i parë i këtij lloji për sa i përket platformave televizive në Shqipëri parashikon si çmime shpërblyese plot pajisje “smart”, abonime 5-vjeçare, bileta për të ndjekur në stadium ndeshje të “Serie-A”, paketa pushimesh turistike si dhe çmimin e madh: një makinë.

TIBO po përfshin në këtë shorte cilindo që bën abonim apo ri-abonim të ri duke i shkuar për shtat motos “Me TIBO fiton gjithmonë!”. Abonentët që do të blejnë paketa 12-mujore mund të shpërblehen me një makinë.

Kompania thotë se i përfshin në shorte edhe ata që blejnë online shërbimet e saj duke mos kufizuar abonentët e shumtë që ka edhe përtej kufirit të Shqipërisë. 

Shorteu pritet të zgjasë deri më 24 dhjetor dhe do të përmbyllet me një event festiv në Sheshin “Nënë Tereza” më 26 dhjetor.

“Mega Shorteu” promocional TIBO zhvillohet me miratim të Ministrisë së Financave ndërsa hedhja e shortit, më 26 dhjetor do të kryhet në praninë e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

30F055F8 C93B 4070 AD6E ECC37525B34F4FAADECE 0C26 44B3 8B46 F5CB66FBA02B

Të ngjashme