Kryefjala Logo

Video/ Artan Hoxha publikon kërcënimet e tifozëve në ndeshjen Dinamo – Laçi, “Mund te kapercejne gardhin dhe ti fusin nje plumb…”

18 Shtator, 2021 | 1:30 pm

Sistemi VAR po aplikohet për herë të parë në Shqipëri në kampionatin e Superligës Shqiptare. Dje u luaj ndeshja Dinamo – Laci me rezultatin përfundimtar qe prodhoi ndeshja 1-1. Në stadium ka qenë I pranishëm dhe gazetari investigative, Artan Hoxha i cili ka postuar një video në rrjetin e tij social.

Në videon e postuar duken tifozë lacian që kërcënojnë dhe ofendojnë kapitenin e Dinamos sëbashku me gjyqtarin që në momentin e fundit po shikonte rastin e dyshuar për penallti në ekranin e sistemit VAR.

“VAR-I ne kushtet e Superliges shqiptare.

Gjate ndeshjes Dinamo vs Laçi, ne momentin e golit te barazimit te Lacit, VAR dyshon per pozicion jashte loje, dhe i kerkon kryesorit te shikoje vete pamjet.

Arbitri pasi u “konsultua” me “ekspertet”, e pa te udhes te kthehej shendoshe e mire si kokrra e molles ne shtepi…

Ne fund te fundit nje gol eshte edhe pse Dinamo me protokoll eshte skuader pritese…

Nuk po them per lojtaret dhe stafin e Dinamos, qe i kercenuan me çfare u permban pragu.

Kompania e sigurise qe per koeçidence qelloi qe eshte ajo e FSHF-se, as nuk u shqetesua fare se si kercenohej kapiteni Dinamos, Ibrahimi, para te afermve te vet.

Si fillim nuk eshte keq, gjyqtari dhe stafi Dinamos shpetuan vetem me nje “paralajmerim”, por heren tjeter keta tipat, fare mire mund te kapercejne gardhin dhe ti fusin nje plumb ekranit te VAR-it…..

Ne stadium shkohet per argetim, jo per ta kthyer ne beteje…” është shprehur Artan Hoxha

 

 

Të ngjashme