Kryefjala Logo

U grumbullua nga trajneri për Europianin, futbollisti Mirlind Daku shpërthen në lot

27 Maj, 2024 | 5:19 pm

Mirlind Daku është grumbulluar nga trajneri Sylvinho në listën provizore të Euro 2024. Gazetari nga Kosova, Arlind Sadiku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku në video shihet sulmuesi i Shqipërisë që shpërthen në lot, menjëherë pasi kuptoi se është grumbulluar.

26-vjeçari luajti në 28 ndeshje këtë sezon me Rubin Kazan, ku realizoi 10 gola dhe dhuroi katër herë pasin e fundit. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në premierën e Europianit, ku në grup me ne janë kundërshtarë të kalibrit të lartë si Spanja dhe Italia, pa nënvlerësuar aspak Kroacinë.

Burimi: Ballkanweb

Të ngjashme