Sport
Tre futbollistët e Kosovës festuan në club pas humbjes me Rumaninë, përjashtohen nga grumbullimi
8 Shtator, 2024 | 6:34 pm
Tre futbollistë të Kosovës janë përjashtuar nga grumbullimi për ndeshjen e radhës kundër Qipros, pasi kanë thyer rregulloren sipas federatës së futbollit në Kosovë.
Ata janë Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, të cilët kanë mbetur jashtë grumbullimit dhe nuk kanë udhëtuar sot me pjesën tjetër të ekipit drejt Qipros.
Federata e Kosovës nuk jep detaje, por thotë se ata thyen rregulloren. Ndërsa mediat në Kosovë pretendojnë se të tre lojtarët kanë qenë duke festuar në orët e vona të natës në një klub nate në Prishtinë.
Në rrjetet sociale qarkullon video e treshes duke u argëtuar në klub nate, vetëm një ditë pas humbjes së thellë me rezultatin 3-0 ndaj Rumanisë.