Kryefjala Logo

Stadiumi futbollit “Air Albania” që organizohet gjithçka përveç futbollit, derbi kryeqytetit zhvendoset në Elbasan

1 Tetor, 2021 | 2:20 pm

Bar kafe, Fast-Food, mrëmje vallëzimi, koncerte dhe vaksinime, të gjitha këto të organizuara në atë që duhet të ishtë “shtëpia e futbollit shqiptar”. Gjithcka është bërë në këtë stadium përvecse lojë futbolli.

Fusha problematike kushton jo vetëm para për ta riparuar nga materialet e koncerteve që e dëmtojnë por dhe para për tifozët kryeqytetas që u duhet të shkojnë në Elbasan Arena për të ndjekur ndeshjet.

Pas shumë vitesh kryeqytetit po rikthehet derbi “Dinamo- Partizani” ku për herë të fundit është luajtur në stadiumin ku është shkruar historia e sportit shqiptar “Qemal Stafa”. Pas kaq shumë vite Dinamo rikthehet por derbi nuk luhet në qytetin që I takon të luhet, por në qytetin e Elbasanit.

FSHF është ende e paqartë në këtë skemë ku lëviz klubet nga qyteti në qytet, teksa është e drejta e cdo sportdashësi që ekipin e tij ta shohë të luaj gjithashtu në qytetin e tij si pritës, e jo të jetë pritës në një qytet tjetër.

Të ngjashme