Kryefjala Logo

Shqipëria gati të tregojë superioritetin ndaj San Marinos gjatë mbrëmjes së sotme, ja mungesat dhe riaktivizimet

8 Shtator, 2021 | 2:25 pm

Kombëtarja shqiptare vjen pas një momenti shumë të mirë që kaloj me fitoren 1-0 ndaj Hungarisë në Elbasan Arena. Fitorja e fundit i jep shpresa serioze kuqezinjëve të vazhdojnë të ëndërrojnë për një nga dëshirat më të mëdha të tifozëve, kualifikimin në Botërorin e Katar 2022.

Deri më tani përfaqësuesja jonë ndodhet në vendin e tretë të kasifikimit në grup e ndjekur nga Hungaria, San Marino dhe Andorra. Sfida e mbërmjes së sotmë që do të luhet në Elbasan në orën 18:45, supozohet të jetë një “kafshatë e lehtë” për kuqezinjtë megjithatë përballjet në të kaluarën na kanë mësuar të mos neglizhojmë asnjë ekip.

Si pasojë e ndeshjes me hungarezët, Shqipëria pritet të ketë 2 mungesa në sfidën e sotme. Amir Abrashi dhe Klaus Gjasula janë jashtë. Abrashi pësoi një lëndim me Hungarinë, me dëmtimin që është më i rëndë nga sa pritej. Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin e tyre dhe për rrjedhojë do jetë jashtë.

Lajmi mirë ështe se rikthehen nga pezullimi Bare, Manaj dhe Hysaj, ndërsa Bajrami, Trashi dhe Balaj janë gati dhe nuk kanë probleme me lëndimet. Për formën e Cikalleshit vendoset sot.

Të ngjashme