Kryefjala Logo

Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare ish-futbollisti i Atalantës

24 Shkurt, 2021 | 12:26 am

Ndahet nga jeta në moshë fare të re ish-futbollisti i Atalantës, kampion i Italisë për moshën-U-19, Willy Braciano Ta Bi.  21-vjeçari mbylli sytë përgjithmonë në vendlindjen e tij, Bregu i Fildishtë, pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai kishte kohë që po luftonte me kancerin e mëlçisë. Nuk i ka munguar as mbështetja e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë, e cila kishte ndërmarrë hapa për të mbledhur fonde dhe për ta ndihmuar atë me shpenzimet.

Ai ishte detyruar të tërhiqej nga futbolli për të vijuar me kurën, ndërsa muajt e fundit mbylli marrëdhënien me klubin bergamask, për t’u kthyer në Bregun e Fildishtë, ku kaloi momentet e fundit të jetës së tij.

Willy Braciano Ta Bi mbërriti në Bergamo në vitin 2019 nga klubi ASEC Mimosas. Ai tregoi cilësitë e tij duke luajtur 9 ndeshje dhe duke shënuar 3 gola për skuadrën e të rinjve (u shpall kampion pas fitores 1-0 të Atalantës kundër Interit). Ai u huazua për një periudhë të shkurtër  te Pescara, por shfaqja e sëmundjes e pengoi ta vijonte karrierën në Abruzzo.

Të ngjashme