Sport
Myrto Uzuni rekord legjionarësh kuqezi, “goleadë personale” me 6 gola në Hungari
2 vite më parë


Ferencvaros ka fituar 0-9 me FC Hatvan në një ndeshje për Kupën e Hungarisë gjatw mbrembjes se djeshme. Për kampionët e vendit, 6 gola i ka shënuar Myrto Uzuni.
Futbollisti i Kombëtares ka bërë një ndeshje perfekte, duke vendosur një rekord absolut për shqiptarëve që luajnë jasht vendit sa i takon golave. Në këtë ndeshje Uzuni rikonfirmon se shërbimet e tij janë shumë të nevojshmë për hungarezët e Ferencvaros që pas nëntë golave nuk e diskuton kalimin në ndeshjen e kthimit.
Beratasi ka shënuar në minutat 34, 40, 50, 59, 77 dhe 82. Sfidë për t’u mbajtur mend për shqiptarin, që tregon cilësi absolute me një paradë golash në Hungari.