Kryefjala Logo

Mourinho “tradhton” Interin: Jam gati të drejtoj një nga rivalët e tyre!

2 Maj, 2021 | 6:00 pm

Jose Mourinho tradhëton Interin dhe të gjithë tifozët zikaltër që vazhdojnë ta dashurojnë për atë çfarë arriti me skuadrën e tyre në sezonin 2009-2010, ku fitoi tripletën e famshme me Interin. Edhe pse nuk e mohon që ka ndjenja të vecanta për Interin si klub dhe gjithmonë mes tyre do të ketë një dashuri të sinqertë, Mourinho me deklaratat e tij gjithmonë përbën lajm dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë. Aktualisht i papunë pas shkarkimit nga stoli i Tottenham, Special One i ka hapur dyert një rikthimi të mundshëm në Itali në rast edhe se në drejtim të tij do të vijë një ofertë edhe nga një prej skuadrave rivale të zikaltërve. Juventusi me shumë gjasa do të shkarkojë Andrea Pirlon në fund të këtij sezoni dhe nëse bardhezinjtë do ta bënin një tentativë për portugezin, Mourinho nuk do mendohej dy herë.

“Me Interin fitova gjithçka, ekziston një dashuri e veçantë mes meje dhe atij klubi. Por nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të stërvisja një skuadër rivale të tyre, nuk do e mendoja dy herë. Kam mënyrën time profesionale të të parit të gjërave dhe ndihem mirë me veten time”.

Këto deklarata të Special One me siguri nuk u kanë pëlqyer tifozëve të Interit, ndërkohë që një opsion tjetër në Serie A për të ardhmen e Special One mund të jetë edhe Napoli me presidentin De Laurentiis që pritet të shkarkojë Gattuson në fund të këtij sezoni për të ulur në pankinë një trajner më ekspert.

Të ngjashme