Kryefjala Logo

Miguel Ramirez thyen heshtjen: E munda Florian Markun para syve të gjithë botës

30 Gusht, 2022 | 11:06 pm

Miguel Parra Ramirez u mund me pikë nga Florian Marku në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Tiranë pak ditë më parë. Boksieri ka reaguar dhe tregon se ai ishte fituesi i vërtetë. Ai tregoi në Sport Ekspres:

“Ishte shumë spektakolare të isha në një vend si Shqipëria, një vend që ishte shumë miqësor dhe që më mirëpriti. Kur hyra në ring kisha emocion, ishte një skenë e madhe e mbushur plot. Nuk pata frikë, ndryshe nuk do bëja boksierin.

Të gjithë tifozët e panë se unë e fitova ndeshjen me boksierin Florian Marku, ishte një gjë që ndodhi para syve të gjithë botës. Ndodhi përpara njohësve të boksit dhe atyre që nuk e njohin fare këtë sport, të gjithë më panë mua si fitues. Kjo ishte e qartë pavarësisht vendimit të jurisë dhe gjyqtarëve. Ishte një fitore e pastër për mua, por arbitrat e ndihmuan Floriani ”.

Ramirez foli ghithashtu për mbylljen e raundit të tetë përpara kohe: “Ishte diçka që unë nuk e di si ta shpjegoj, ende nuk e kuptoj. Ndoshta arbitrat po mundoheshin që ta mbronin me çdo kusht Florian Markun nga KO”.

Të ngjashme