Sport
Klaus Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja
28 Gusht, 2024 | 4:44 pm
Klaus Gjasula nuk do jetë më pjesë e kombëtares shqiptare. 34-vjeçari ka befasuar sot, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se nuk do e veshë më fanellën kuqezi pas Evropianit në Gjermani. Mesfushori thotë se ka plotësuar ëndrrën për të luajtur me kombëtaren dhe se tani është koha për ti hapur rrugën të rinjve.
“E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Europian. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.
Gjithsesi, me ftohtësi kam gjykuar dhe kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.