Kryefjala Logo

Kampioni Alban Beqiri:Mirënjohës për trajnerin tim,më ka trajtuar si djalin e tij

7 Nëntor, 2021 | 7:50 pm

 

Kampioni Alban Beqiri e ka dedikuar jetën e tij stërvitjes së boksit.
Që të stërvitesh duhet të kesh dikë që të të mësoj,të të korrigjojë,të të mbështesë dhe të të vlerësoj dhe për Albanin ky person ka qenë trajneri i tij Sead Bushati.
Trajneri i tij i boksit i cili e ka stërvitur dhe e i ka dhënë më të mirën e mundshme për të qenë Albani ky që është sot.

Trajneri Sead Bushati jo vetëm që ndihet krenar për sportistin e tij por është dhe falenderues ndaj tij për emocionet e papërshkrueshme që na dhuroi të gjithëve ne.

“Medalja e parë historike për boksin Shqiptar në një kampionat Botëror shkruhet me gërma të arta nga Alban Beqiri.
Faleminderit Kampion për emocionet e papërshkrueshme që na dhe,për klasin e lartë të luftimit,për zgjuarsinë,trimërinë që tregove nga ndeshja në ndeshje për fisnikërinë që tregove.Ti hape një dritare të re për këtë sport,je frymëzim për cdo të ri.Ndjehem shumë krenar për ty dhe do të punojmë më fort të arrijmë Olimpiadën e Parisit.”-shprehet me krenari trajneri i tij Sead Bushati.

Duket jo vetëm nga fjalët e trajnerit por dhe nga dedikimi që Alban Beqiri i ka bërë trajnerit të tij se sa me fat ndihet që ka një mësues si Sead Bushati.

“Një falenderim shkon për trajnerin tim Sead Bushatin, i cili nuk është thjesht një trajner i zakonshëm por një mjeshtër në atë që më ka mësuar,një njeri me zemër të madhe që më ka trajtuar si një fëmijë të vetin dhe më ka mbajtur afër gjithmonë dhe kurrë smë ka lejuar të dorëzohem.Më ka mësuar të luftoj dhe të punoj fort për të marr atë që dua.I jam mirënjohës pafund sepse është udhërrëfyesi im në këtë karrierë.Më ka munguar vërtet prania e tij në këtë kampionat kaq të rëndësishëm por asnjëherë nuk më ka munguar mbështetja e tij.Ka qenë ai që më ka dhënë këshillimet më të mira si gjithmonë,mbështetje të jashtëzakonshme dhe jam shumë krenar që ke qenë mësuesi im për cdo etapë të këtij sporti dhe jam akoma shumë krenar që në cdo arritje timen ti krenohesh me mua.Jashtëzakonisht mirënjohës për udhërrëfyesin tim të shpirtit”-shprehet Alban Beqiri i privilegjuar për trajnerin e tij në rrjetet sociale.

Të ngjashme