Sport
FIFA jep njoftimin e rëndëshishëm , ja sa herë në vit do të luhet Kampionati Botëror dhe Europian
4 Shtator, 2021 | 1:06 pm
Një propozim revolucionar vjen nga ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i cili tashmë është përgjegjës në FIFA, për zhvillimin e Kupës së Botës. Ideja e hedhur prej tij ka të bëjë më ndryshime në periudhat e zhvillimi të Kampionatit Botëror dhe Kampionatit Europian. Aktualisht të dy eventet sportive mbahen çdo 4 vite, ndërsa Ëenger ka propozuar që kampionatet të mbahen çdo 2 vjet.
Wenger argumenton se një ndryshim i tillë dot optimizonte kohën, takimet me klube do të kishin një nivel më të lartë. “Ideja është të përmirësohet cilësia e futbollit dhe garave. Nuk ka asnjë qëllim financiar pas tij, veçanërisht pasi FIFA rishpërndan paratë. Ndarja midis klubeve të futbollit dhe të kombëtareve duhet të bëhet me një vëmendje më të madhe ”- u shpreh Wenger.
Ideja e hedhur pritet të diskutohet në vitin 2022 dhe të hyjë në fuqi pas Europianit të vitit 2024.