Kryefjala Logo

Befason Ilda Bejleri, ja përgjigja e saj pasi u pyet nëse do të garojë për Presidente të FSHF-së

23 Shtator, 2021 | 10:52 am

Pas konfirmimit të Dritan Shakohoxhës për kandidim në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, nëpër media qarkulloi masivisht lajmi që gazetarja e sportit Ilda Bejleri do të ishte një ndër kandidatet që do të tentonte të sfidonte “të pathyeshmin” president aktual Armando Duka.

ED7DD023 FAF6 48B4 B456 E8A016261059

E pyetur nëse këto lajme janë të vërteta dhe se gazetarja ka ndërmarrë një kthesë kaq të fortë në karrierë ajo është përgjigjur duke thënë se asgje nuk është e vertëtë edhe pse nuk është e pamundur.

907C4010 61E9 4926 9A8C 0CCBA7F02DB1

”Jo nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërm ”moj a është e vërtetë”, por nuk është e vërtetë. Nuk po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja, atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente. Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë” – është shprehur gazetarja.

Të ngjashme