Showbiz
Zjarri tek lokali i Noizyt: Këngëtari akuzon familjarin e tij
5 muaj më parë

Ditën e sotme është arrestuar personi që i ka vendosur zjarrin lokalit të Noizyt. Bëhet fjalë për Eraldo Musteqja.
Noizy dhe 26-vjeçari që i ka djegur dy herë të njëjtin lokal dhe derën e shtëpisë së nënës janë kushërinj me njëri-tjetrin. Lajmin e ka bërë vetë Noizy në një reagim në rrjetet sociale, Noizy thotë se ia ka lënë në dorë Zotit këtë ngjarje, ndërsa shton faktin se kushëriri i tij është i sëmurë dhe ka nevojë për ndihmë.
Reagimi i tij:
Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.