Showbiz
Zhaku rrëfen ndjesitë e para si nënë dhe kuptimin e emrit “Amon” për djalin e saj
6 Shtator, 2022 | 11:08 am
Inida Gjata, e njohur ndrsyshe si Zhaku është bërë së fundmi nënë dhe solli në jetë djalin e saj “Amon” . E ftuar në emisionin Rudina, në Tv Klan, ajo ka folur për ndjesinë e të qenit nënë, por ka treguar edhe pse djalin vendosi ta quajë, Amon.
”Shumë-shumë bukur, shumë e pabesueshme, akoma nuk e besoj që ka dalë nga unë ai fëmijë”, është shprehur artistja e njohur.
Zhaku tha se ka dashur ti vendosë një emër me kuptim të birit dhe emri Amon në Egjiptin e lashtë do të thotë “bir i popullit”. “Amon ka kuptim, se është emër i vjetër i përdorur në Egjiptin e lashtë dhe përfaqësonte djalin, njeriun e popullit.”
Zhaku jeton momentalisht në Gjermani dhe duket se është shkëputur totalisht nga arti dhe showbizi shqiptarë. Megjithatë herë pas here rikthyhet dhe godet gjithnjë me artin e saj.