Kryefjala Logo

Zhaklin Lekatari kundër Fifit:”U zgjova e neveritur..”

24 Qershor, 2022 | 2:19 pm

Këngëtarja e njohur Fifi përveçse shumë aktive me projektet muzikore është e zënë edhe në lidhjen e saj dashurore me Adis Patushin të cilin e njohu pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.

Më herët ju njohëm me fjalët e ëmbla që Fifi i dedikoi partnerit në Instagram ku ndër të tjera i thoshte:
“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj.”

E ndërsa disave ju duken fjalë shumë të bukura dashurie,ka të tjerë që neveriten prej disa lloje deklaratash.
Siç ndodhi mëngjesin e sotëm me gazetaren Zhaklin Lekatari.

Sipas Zhaklinës,Fifi po përdor audiencën që e ndjek për të dhënë një mesazh të gabuar se vajzat e reja duhet ta ruajnë veten për një burrë.

Me anë të disa Instastory-ve Zhaklin tha:
“Mirëmëngjes Fifi,unë jam Zhaklin Lekatari,jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua.
Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde,me sa njerëz ke bërë s*ks,por ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë,jo ti mësosh vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person.

Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai,bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla.
U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte “coming out” dhe sot zgjohem me Fifin e cila na tregon se duhet ta ruajmë veten për një burrë”-përfundoi Lekatari

Të ngjashme