Kryefjala Logo

Zemra e dytë e Dhurata Dorës…

10 Maj, 2022 | 7:06 pm

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe në karrierën e saj muzikore zë vend edhe një nga këngët më të klikuara shqiptare “Zemër”.

Ky është një bashkëpunim i Dhuratës me këngëtarin dhe reperin algjerian, Soolking që rezultoi një sukses i vërtetë jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.
Por mesa duket Soolking është bërë nostalgjik dhe ka postuar në Instagramin e tij me afro 8 milion ndjekës këngën “Zemër” duke e konsideruar si një nga këngët e tyre më të mira.

“Kanë kaluar tre vjet dhe jemi përsëri shumë lart”, shkruan Soolking ndërsa Dhurata ka vijuar duke thënë se a bëjmë një “Zemër 2”?!

35702F81 05DC 4D6E AE0C EE9592E72464

Padiskutim që një bashkëpunim mes tyre do të ishte interesant duke marrë parasysh që kënga “Zemër” i ka kaluar mbi 600 milion klikime në YouTube.

Të ngjashme