Showbiz
Zbulohet shkaku i vdekjes të aktorit Matthew Perry
16 Dhjetor, 2023 | 11:42 am

Aktori i njohur Matthew Perry humbi jetën rreth dy muaj më parë, në vaskë. Sipas “Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut LA”, ylli i “Friends”, Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës. Mënyra e vdekjes ishte aksidentale.
Në nivelet e larta të ketaminës që gjenden në mostrat e tij të gjakut pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin si nga stimulimi i tepërt kardiovaskular ashtu edhe nga depresioni i frymëmarrjes,” shkroi zëvendës eksperti i lartë mjekësor Raffi Djabourian, sipas Press Association.
“Mbytja kontribuon për shkak të mundësisë së zhytjes në pishinë pasi ai ra në pavetëdije; sëmundja e arterieve koronare kontribuon për shkak të përkeqësimit të efekteve të miokardit të shkaktuara nga ketamina në zemër.”.