Zbulohet një konkurrente e Big Brother VIP 2?

3 muaj më parë

Pak ditë para finales së “Big Brother VIP” moderatoret e “Goca dhe Gra” kanë vendosur një bast mes njëra tjetrës për fituesin. Dy pretendentët kryesor ishin Donaldi dhe Iliri, kështu që Dalina Buzi Humbi duke shprehur preferencë për Donaldin dhe Armina fitoi bastin pasi tha emrin e Ilirit.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Armina dhe Dalina kanë realizuar bastin e vendosur, ku ajo që humbte do ti jepte një darkë tjetrës. Dalina ka vendosur që të gatuajë për Arminën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, e mes shumë batutash ajo e ka pyetur nëse do të futej në “Big Brother VIP 2”.

“Më kanë thënë, dhe jo se nuk po e mendoj vetëm se kam hallin e punës”- ka thënë Armina.

Mos ndoshta sapo u zbulua konkurrentja e parë e “Big Brother VIP 2”?!

 

Të ngjashme