Kryefjala Logo

Zbulohet moderatori i “Big Brother Vip” Kosova

27 Qershor, 2022 | 4:51 pm

“Big Brother” do të jetë këtë sezon  edhe në Kosovë. Puna për këtë reality ka nisur dhe premiera e parë do të jetë në vjeshtë.

Pas këtij lajmi të gjithë ishin kuriozë se kush do të ishte prezantuesi/sja e këtij programi që po bëhet për herë të parë në Kosove dhe pritj mori fund. Moderatori i njohur Alaudin Hamiti është zgjedhur si prezantues i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Alaudin Hamiti është gazetar i njohur në Kosovë, ai prej vitesh prezantonte programin “NIN” në Klan Kosova të cilin e mbylli përfundimisht vitin e kaluar me një intervistë të Elvana Gjatës. Mesa duket Hamiti do të nisë një tjetër sfidë në karrierën e tij.

78F0F0B1 5B46 45E5 9074 D929FA9DA3DE

“Big Brother” është realizuar për disa sezone në Shqipëri përfshirë dhe edicionin e fundit të “Big Brother Vip”. Emisioni nisi të transmetohej më 24 shkurt 2008 në “Top Channel” dhe deri më sot ka pasur nëntë sezone.

Të ngjashme