Kryefjala Logo

Zbulohet mashtrimi i radhës nga produksioni i Përputhen

7 Dhjetor, 2023 | 1:26 pm

Tashmë Përputhen mbahet për skenaret e saj. Siç ka qenë edhe ky i fundit me djalin dorëlëshuar, Redi Tarelli. I cili nuk ngurron asnjë moment të tregojë pasurinë, edhe pse s’ka pasuri por thjesht skenar.

Sapo nisi takimet e tij me vajzat në studio, ai nisi t’i llastonte me dhurata të shtrenjta që ngritën shumë polemika, jo vetëm në studio por edhe në rrjete sociale.

Nisi me një çantë firme për Albinën, e vazhdoi me një fluturim me helikopter dhe një takim romantik e luksoz, takim që tha se i kushtoi 5,000 euro.

Aludime të shumta po qarkullojnë në rrjet për mënyrën si Redi i siguron këto para. Teksa disa shpreheshin se merret me punë të pista, të tjerë komentonin se i ka marrë kredi, e të tjerë se ua ka marrë borxh njerëzve.

Por, si qëndron e vërteta? Eterna Entertainment ka postuar në rrjete sociale një foto të faturës së takimit, që nxjerr “bllof” Redin.

Në fakt, i gjithë takimi është i mbuluar nga produksioni i emisionit “Për’puthen”, ndërsa konkurrenti s’e ka futur fare dorën në xhepin e tij.

Gjithçka për show dhe klikime! Duke treguar edhe një herë qartë idetë e shteruara dhe skenaret e dobta, në kurriz të konkurrentëve. Pas dhunës, bullizimit, pornografisë nuk dinë çfarë të sajojnë dhe po tentojnë të shesin pa sukses gjasme luksin e konkurentëve (duke paguar vetë çdo gjë).

1F0E1A68 CAAD 44B6 B01C F4ED9A0FD0BC

Të ngjashme