Kryefjala Logo

Zbulohet këngëtari me të cilin do të bashkëpunojë Jonida Maliqi

16 Shtator, 2022 | 9:10 pm

Jonida Maliqi është rikthyer fuqishëm në muzikë. Kënga “Hije” na i vërteton këtë fakt megjithatë në emisionin “Ditë pas Dite”, Jonida ka treguar se punon jo për një por për katër këngë të reja mes të cilave njëra është bashkëpunim. Dhe artisti me të cilën ajo do të bashkëpunojë është, John Shahu.

”Johni është një artist i jashtëzakonshëm, me një super vokal dhe këngën që do të bëjmë bashkë e kam pëlqyer me dëgjim të parë. Njësoj si dashuritë e para”, ka thënë me sportivitet artistja unike shqiptare.

Nga ana tjetër Jonida Maliqi tregoi se është nën menaxhimin e “Boss Managment” dhe se kishte ardhur që më në fund karriera e saj të menaxhohej nga profesionistë të vërtetë.

Ndërsa për t’ju rikthyer edhe njëherë John Shahut, është i njohur për publikun shqiptarë me këngën “Mike” bashkëpunim të cilin e ka realizuar së bashku me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën. Jemi të bindur që edhe me Jonidën do të sjellë një bashkëpunim fantastik.

7F2CAF37 C386 4556 8643 85FBF260A1E2

 

Të ngjashme