Kryefjala Logo

Zbulohet autori që dogji Ferrarin e Noizyt, u pagua 6000 € nga Cllevio

13 Gusht, 2023 | 11:57 am

Zbardhet dëshmia e autorit të zjarrvënies së Ferrarit, makinës luksoze të Noizit të dielën e kaluar.
Ngjarja, sipas Raport TV ka ndodhur më 6 gusht rreth orës 05:10, në lagjen numër 1, e njohur si zona e Currilave. Në njoftimin e policisë së asaj dite u mësua se ishin arrestuar dy të rinj, Seit Konti dhe një i mitur 17-vjeçar. Njëri prej autorëve madje duket që largohet me vrap hipur në një biçikletë. 

Denoncimi u bë nga një tjetër person ndaj policia në njoftimin fillestar vendosi emrin e tij si autor. Nga hetimi doli më pas se pronar ishtë babai i Noizyt dhe makina në fakt ishte e vetë Noizyt.

Siar Konti ka thënë se Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) e pagoi 6 mijë euro

“Mora një shokun tim për të më ndihmuar. Flakën ja vura me benzinë në pjesën e përparme”

Ndërkohë policia nuk e ka gjetur këngëtarin Clevio sepse ai ndodhet jashtë shtetit.

Të ngjashme