Kryefjala Logo

Zbulohet arsyeja pse u ndanë Vivi dhe Getinjo?!

1 Maj, 2023 | 9:40 am

Getinjo dhe Vivien Thano i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë më parë. Ata e nisën lidhjen e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” por që mesa duket nuk zgjati shumë.

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme i ka cilësuar si të vërteta thashethemet që qarkullojnë për një ndarje të mundshme mes tyre. Shkak për këtë janë bërë debatet e vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.

Raportohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të ditëlindjes së 30-të të Getinjos. Arsyeja e këtij konflikti, mbetet sërish mister.

Të ngjashme